Greqia zgjedh për herë të parë për president të vendit një grua

0
14

Parlamenti i Greqisë, ka zgjedhur shefen e deritanishme të gjykatës në Athinë, Katerina Sakellaropoulou, si presidente të Greqisë.

Sakellaropoulou ka marrë mbështetjen e 261 deputetëve të parlamentit grek nga 300 sa janë në total.

Atë e kanë përkrahur deputetët e partisë në pushtet Demokracia e Re, partia më e madhe opozitare Syriza si partia tjetër opozitare Lëvizja për ndryshime KINAL.

Ajo pritet të marrë detyrën më 13 mars, kur edhe i skadon mandati presidentit aktual Prokopis Pavlopoulos.

Mandati i presidentit në Greqi zgjat pesë vite, kurse zgjidhet nga Parlamenti. Kjo është hera e parë që Greqia zgjedh për presidente një grua.