Ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është duke vazhduar me akuzat e tij për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Grenell në postimin e bërë në Twitter thotë se Kurti dhe partia e tij besojnë se Izraeli është ndërtuar duke kryer krime.
“Albin Kurti dhe partia e tij besojnë që Izraeli është ndërtuar duke kryer krime. Dhe thonë që SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur këtë krim”, ka shkruar Grenell në Twitter.
Tutje, Grenell thotë se ky“ është diskurs i rrezikshëm për një aleat të SHBA-së”
Ndryshe, një ditë më parë, Grenell përmes një postimi në Tëitter e ka quajtur Kurtin antiamerikan, ndërsa në postimin tjetër në Tëitter, ai kishte thënë se kreu i Vetëvendosjes ka bërë disa veprime kundër presidentëve amerikanë, duke hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1367135111729176583?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1367135111729176583%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fgrenell-vazhdon-akuzat-per-kurtin-thote-se-vv-beson-se-izraeli-eshte-ndertuar-duke-kryer-krime%2F