Grenell për Samitin e Parisit: Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën mbyllet në këtë takim

0
56

Richard Grenell, i dërguar i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se i japin përkrahje të plotë Samitit të Partisit.

Madje përmes Twitter, ai ka thënë se aty do të mbyllet çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët.

“Çështja e rëndësishme e liberalizimit të vizave do të mbyllet në këtë takim”, është shprehur Grenell.

“SHBA ka punuar shumë për një normalizim ekonomik në mes të dy palëve sepse ne besojmë se ky është hap i parë vendimtar për këtë konflikt afatgjatë politik”.

“Shpresojmë tek evropianët”.