I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga pozita që kishte në Departamentin amerikan të Shtetit.
Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Instagram.
“Unë sot unë zyrtarisht kam dhënë dorëheqjen nga Departamenti i Shtetit”, ka shkruar Grenell
https://www.instagram.com/p/CA6LRfjA4Kr/
Ditë më parë, zëdhënësi i tij, Dick Custin në një përgjigje për Telegrafin ka konfirmuar se Grenell do të vazhdojë të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.
“Ambasadori Grenell mbetet si i dërguari presidencial dhe ai pret diskutimin e ardhshëm të dialogut, sapo të përcaktohet përbërja e qeverisë së Kosovës”, ka thënë Custin.