Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit tha se në takimi në Uashington nuk solli asgjë nga ato që ishte premtuar.
Përveç njohjes nga Izraeli, Osmani tha se delegacioni i Kosovës nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit qe një kohë të gjatë.
Grenell i kundërpërgjigjet Osmanit duke i thënë se s’ka ngritur asnjë shqetësim të vetëm e as nuk keni dhënë asnjë ide të vetme, që tani të ankohet.
“Marrëveshja ishte për njohje ekonomike. Është hap enorm. Për ju që tani të ankoheni se s’keni marrë më shumë është e çuditshme pasi që ju s’keni ngritur asnjë shqetësim të vetëm e as nuk keni dhënë asnjë ide të vetme”, tha Grenell.
Ai tha se duhen politikanë që bëjnë më shumë se që vetëm të ankohen.
“Kjo është për punët, jo vetëm simbolikë. S’mund të paguani as qiratë e as të ushqeni familjet tuaja me simbolikë. Studimi i fizibilitetit për liqenin është që të dihet saktësisht se si mund të përdoret e çfarë vende pune mund të krijohen. Të sugjerosh se kjo hap çështje të tjera është politikë e pakuptimtë. Ky studim është për të krijuar punë”, ka shkruar ai në Twitter.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1302260565956538368?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1302260565956538368%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fgrenell-reagon-osmanit-ju-skeni-ngritur-asnje-shqetesim-apo-dhene-asnje-ide-te-vetme-na-duhen-politikane-qe-nuk-ankohen%2F