Site icon Prishtinapress

Grenell e mbështet mbajtjen e seancës plenare për mocion

I dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi nga Shtëpia e Bardhë, Richard Grenell, e mbështet mbajtjen e seancës plenare në Kuvend nesër ku pritet të votohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Grenell e ka shpërndarë postimin e ambasadorit Philip Kosnett në rrjetin social TWitter ku Kosnett tha se ishte i kënaqur që po mbahet kjo seancë.

“Jam i kënaqur ta shoh Kuvendin që nesër do ta mbajë seancën e mocionit të votëbesimit”, shkruan Kosnett.

‘’Siç i kam thënë Kryeministrit Kurti sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe gjitha institucionet ta respektojnë Kushtetutën”, ka thënë Kosnett.

Ndryshe, shtetet e BE’së përmes ambasadave të tyre kanë kërkuar që të mos votohet mocini i mosbesimit derisa të përfundoj situata me pandeminë.

Exit mobile version