Site icon Prishtinapress

Gratë marshojnë ‘Stop gjuhës seksiste’

Me mbishkrimet ‘Thuaj Mjaft Dhunës ndaj Grave’, ‘Stop Gjuhës Seksiste’, Minds, ‘Our Power’,  ‘Ngrite zërin kundër dhunës’, është marshuar në Prishtinë.

Ky marsh protestuesi organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës, është shenjë e solidarizaizimit me të gjitha gratë anembanë botës.

Me këtë rast, kryetarja e RrGGK, Igballe Rugova tha se edhe në Kosovë pa gjuhë seksiste e raciste, e që është shkelje e të drejtave të njeriut. Sipas saj, është përdorur edhe këtë vit, edhe para shumë viteve nga politikanët.

Ajo tha se ky marsh është kundër gjuhën denigruese ndaj ministres së Drejtësisë, Hoxha dhe zëvendëskryetares së Parlamentit, Aida Dërguti.

Në anën tjetër, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lula tha se në një vend demokratik nuk duhet në asnjë mënyrë të përdoret gjuha seksiste.

Sipas saj, këto fjalë paragjykuese, seksiste janë arsyet se pse gratë po hezitojnë të hyjnë në ujërat e politikës.

Gratë Marshojnë u krijua si nevojë për të adresuar ofendimet, demonizimet, si dhe kërcënimet që u bënë gjatë ciklit të fushatës elektorale ndaj imigrantëve, myslimanëve, njerëzve me ngjyrë, me paaftësi, LGBTI, dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale. Përmes këtyre marsheve, do të ipet një mesazh i qartë për qeverinë e re të SHBA-ve dhe gjithë botën, që të drejtat e grave janë të drejta të njeriut.

Exit mobile version