6.7 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Grabovci dëshmon për Limajn, mohon se ka kryer favore për PDK-në

Ish- shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci po vazhdon dëshminë e tij në rastin e njohur si “MTPT” ku Fatmir Limaj akuzohet për korrupsion.


Ai është duke iu përgjigjur pyetjeve të Prokurorit të rastit, njofton Klan Kosova.

Prokurori ka pyetur Grabovcin se a ka pranuar sms (mesazhe telefonike) në kohën sa ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit (që drejtohej nga Limaj) përmes të cilave kanë krijuar favore për PDK-në.

Por Grabovci ka thënë se Prokurori asnjëherë nuk do të mund të vërtetojë pretendimet e tij se ai ka kryer favore për kompani apo persona të ndryshëm në favor të PDK-së.

Prokurori në seancën e sotme e ka pyetur Grabovcin poashtu se a e ka informuar ministrin në atë kohë Fatmir Limajn, e këtë Grabovci e ka quajtur qesharake.

Madje, ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së ka thënë se mesazhet që po përmenden ai as nuk i ka lexuar dhe nuk mban përgjegjësi për sms-të që i janë dërguar pasi që numri i tij ka qenë publik.

Grabovci ka thënë poashtu se mban përgjegjësi vetëm për ato që ai vetë i ka shkruar.
Kreu i Nisma për Kosovën akuzohet së bashku me Nexhat Krasniqin, Endrit Shalën, Shpëtim Telakun dhe Florim Sukën në për keqpërdorim të detyrës dhe krim të organizuar.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles