Site icon Prishtinapress

Goerge W. Bush dhe Mitt Romney nuk do ta mbështesin Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme

Ish-presidenti amerikan George W. Bush dhe senatori Mitt Romney, nuk do ta mbështesin presidentin aktual dhe kandidatin e ardhshëm, Donald Trump, në zgjedhjet e SHBA-së, raporton New York Times.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, disa liderë republikanë janë duke e shqyrtuar nëse do ta mbështesin fushatën e kandidatit Trump, pasi disa janë duke menduar të votojnë kundërshtarin e tij, Joe Biden.

Ngjarjet e fundit që pasqyrojnë menaxhimin e Trump ndaj protestave kundër policisë; popullsive të pakicave dhe pandemisë së coronavirusit, kanë ngritur dyshimin midis republikanëve.

Ata do të rishqyrtojnë nëse do të diskutojnë publikisht për planet e tyre të votimit në muajin nëntor.

Njerëzit të cilët posedojnë njohuri për qëndrimet e George W.Bush i thanë gazetës se ai nuk do ta mbështesë kandidimin e Donald Trump.

Burimet thonë se Romney gjithashtu nuk do ta përkrahë presidentin e tanishëm në zgjedhjet e ardhshme.

Exit mobile version