Site icon Prishtinapress

Glauk Konjufca tregon cilat janë tre opsionet për ta zgjedhur Presidentin

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas paralajmërimeve të zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës se kjo parti mund të jetë pjesë e qeverisë nëse plotësohen dy kushte të saj.

Glauk Konjufca, anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes, ka thënë se zgjedhja e presidentit mund të bëhet përmes tri opsioneve.

“Isa Mustafa duhet ta heqë Avdullah Hotin, Haradinaj duhet të votojë për kandidatin e PDK-së ose PDK duhet të votojë për Ramushin president. Për t’u siguruar 80 votat e nevojshme, nuk është shumë lehtë për të bërë pazar. Duhet ta shohim se kush do ta paguajë çmimin”, ka thënë Konjufca në DebatPlus në TV Dukagjini.

Ndryshe, kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj Sami Lushtaku ka konfirmuar në TV Dukagjini se është qëndrim i partisë, se PDK mund të bëhet pjesë e qeverisë nëse e merr postin e presidentit ose të kryeministrit.

Exit mobile version