10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata Speciale –Politikë apo Drejtësi?

Për të gjykuar në emër të popullit,duhet ta keni besimin e popullit

Me veprimet e veta gjykata Speciale është dëshmuar se është kryekput politike dhe se ka i mashtruar “dëshmitarët” e rrejshëm, për të shantazhuar politikan shqipëtar dhe për të njollosur luftën e UÇK-së, me tendencën për të shfajsuar Serbinë për krimet e veta të kryera në Kosovë, duke dashur ta barazoj kriminelin me viktimën, prandaj si e tillë duhet të pëfundoj mandati i saj edhe juridikisht për të mos u turpëruar më shumë.

Me 166 vota pro dhe vetëm 8 kundër, me 9 të përmbajtur, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës kishte miratuar rezolutën në vitin 2011, me të cilën kërkon hetime për dyshimin e trafikimit të organeve në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë, siç ka akuzuar në raportin e tij deputeti zviceran, Dick Marti.

Kështu parlamenti i Kosovës aprovoi më gusht të 2015 një ndryshim kushtetute për të hapur rrugën për krijimin e gjykatës. Institucionet e Gjykatës Speciale të Kosovës janë një projekt unik qeveritar, i cili përkrahet nga shtetet e tjera të rëndësishme dhe financohet krejtësisht nga BE”.

Presioni që iu është bërë Hashim Thaçit nga Brukseli dhe nga Uashingtoni ka qenë i madh dhe ai e formulon më vonë në këtë mënyrë: Citim “Ajo që kam pas menduar më 2015 dhe që mendoj edhe sot, është se Gjykata Speciale është një padrejtësi historike për njerëzit në Kosovë. Komuniteti Ndërkombëtar na detyroi të krijonim Gjykatën duke kërcënuar me marrjen e masave drastike kundër Kosovës, nëse nuk e krijonim (H.TH)

Duke shikuar pas tani e 5 vite, se çfar bëri gjykata speciale lirisht mund të themi se përveç presion mbi politikën Kosovare asgjë tjetër.
Skandalet e fundit të Prokurorisë Speciale që filluan me publikimin e një deklarate se prokuroria ka bërë kërkesë tek gjykatësi për të konfirmuar aktakuzat e para. Pastaj, skandalet tjera që deligjitimojnë këtë gjykatë janë edhe më të rënda, rrjedhja e dokumenteve dhe dosjeve me deklaratat e deshmitarëve dhe bashkpunimi me Serbinë për të ndërtuar raste të fabrikuara kundër UÇK-së, janë gjithçka tjetër përveç dretjësi.

A thua si do të jetojnë këta dëshmitarë të rrejshëm tani që e dinë se nuk janë anonim më dhe se rrjedhja e dosjeve i bënë ata publik? Gjykata Speciale duhet të mbahet përgjegjës për këtë skandal!!

Të paktën kësaj here nuk mund ti akuzoni shqiptarët për rrjedhjën e këtyre dosjeve pasi s’kan qasje asnjëri nga ta.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles