19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata sot jep vendimin për rastin ‘Medicus’

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në ri gjykimin e mjekëve të klinikës “Medicus”, Lutfi Dervishit, i cili akuzohet për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar si dhe Sokol Hajdinit, i akuzuar për lëndim të rëndë trupor, sot pritet që shpallet aktgjykimi.

Gjatë seancës së kaluar fjalën përfundimtare e kanë dhënë palët mbrojtëse, të cilët edhe një herë e kanë kundërshtuar aktakuzën e ngritur nga ana e Prokurorisë. 

Mbrojtësi i Lutfi Dervishit, avokati Valon Hasani ka thënë se Prokuroria me asnjë provë nuk ka dëshmuar se klienti i tij e ka kryer ndonjë vepër penale, pasi që sipas tij, Dervishi nuk është trafikant dhe as nuk ka qenë pjesë e ndonjë grupi kriminal, prandaj ka kërkuar nga gjykata që të njëjtin ta liroj nga akuza.

Ndërsa mbrojtësi i Sokol Hajdinit, avokati Ramë Gashi kishte deklaruar se vepra penale për të cilën akuzohet klienti i tij shkaktohet me dashje dhe qëllim për t’i shkaktuar dikujt lëndim trupor, por që sipas avokatit, Prokuroria me asnjë provë nuk ka arritur të dëshmojë se Hajdini e ka kryer ndonjë element të kësaj vepre penale.

Kurse i akuzuari Lutfi Dervishi, ka thënë se transplantimi i veshkës është vepër humane, e jo vepër penale, pasi që sipas tij në tërë botën bëhen me mijëra transplantime, por askush nuk ndiqet penalisht për këtë gjë, shkruan Kallxo.com.

Edhe Sokol Hajdini e ka mohuar akuzën në drejtim të tij, duke deklaruar se ai asnjëherë gjatë punës së tij nuk ka rënë ndesh me ligjin dhe se asnjëherë nuk ka punuar që të i shkaktoj lëndime trupore ndokujt.

Por prokurorja e rastit Valeria Bolici, në fjalën përfundimtare i ka kërkuar Gjykatës që të konfirmojë përgjegjësinë penale të Dervishit dhe të Sokolit dhe të i dënojë ata sipas kufijve ligjor.

Gjatë dhënies së mbrojtjes Lutfi Dervishi kishte deklaruar se klinika “Medicus” kishte pasur leje për transplantim të veshkave dhe se sipas dijenisë së tij vetëm një operacion ishte kryer në këtë klinikë, në të cilin ka deklaruar se kishte marrë pjesë edhe ai.

E anesteziologu Sokol Hajdini ishte mbrojtur në heshtje.

Lutfi Dervishi që ishte pronar i Klinikës “Medicus” në të cilën nga Prokuroria po pretendohet se u krye transplantim i veshkave, akuzohet për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar, ndërsa Sokol Hajdini për lëndim të rëndë trupor.

Pjesë e këtij gjykimi ishte edhe Arban Dervishi, djali i Lutfi Dervishit, por procedura ndaj tij është veçuar, ngase ai ndodhet në arrati.

Urologu Lutfi Dervishi ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 8 vjet burg në vitin 2013, ndërsa Sokol Hajdini me 3 vjet.

Gjykata e Apelit më pas ia kishte vërtetuar dënimin Dervishit, ndërsa Hajdinit ia kishte shtuar vitet e dënimit me burg nga 3 vjet në 5.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles