Site icon Prishtinapress

Gjykata Kushtetuese shpall të papranueshme kërkesën e Haradinajt rreth kompetencave të Qeverisë

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim lidhur me kërkesën e parashtruar nga kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, me anë të së cilës ai kishte kërkuar interpretimin e aktit të dorëheqjes dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë, pas dhënies së dorëheqjes së Kryeministrit.

Në këtë drejtim, sipas një njoftimi të saj, kjo gjykatë ka marrë vendim të deklarojë këtë kërkesë si të papranueshme.

Njoftimi i plotë:

Aktvendim

Lënda: KO 124/19

Parashtrues: Kryeministri (në dorëheqje) i Republikës së Kosovës

Objekt i çështjes së kërkesës ishte interpretimi i aktit të dorëheqjes së Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe definimi i kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë, pas dhënies së dorëheqjes së Kryeministrit.

Kërkesa bazohej në paragrafin 10 të nenit 93 [Kompetencat e Qeverisë], në lidhje me nenin 113 [Jurisdiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

– Gjykata konkludoi se çështjet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës nuk hyjnë në fushëveprimin e jurisdiksionit të Gjykatës Kushtetuese, siç përcaktohet me nenin 113 të Kushtetutës. Rrjedhimisht, në pajtim me nenin 113, paragrafi 1, të Kushtetutës, dhe me rregullin 59 (2) të Rregullores së punës, Gjykata njëzëri vendosi: TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme.

Exit mobile version