Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës Jusuf Azemi bëri të ditur se kanë fituar kontestin për kthimin e taksive në Aeroportin e Prishtinës të cilët ishin larguar nga aty që nga viti 2012.
“Sot e përmbyllim një proces gjyqësor që ka filluar në vitin 2013 me rastin e largimit të taksive nga ANP ku pa të drejtë këta 30 taksistë u larguan. Megjithatë ne nuk lamë hapësirë pa shfrytëzuar dhe fatbardhësisht pas një gjyqi maratonik ky proces përfundoi me një vendim. Gjykata Themelore besoi se largimi i taksive ka qenë jo valid”, tha Azemi në një konferencë për media.
Sipas tij, ky vendim e obligon komunën e Lipjanit që brenda 30 ditësh ta zbatojë vendimin.
Abaz Ajeti kryetar i shoqatës së autotaksive tha se 30 taksi janë larguar nga Aeroporti dhe se tash pritet që këta punëtorë të kthehen në punë dhe të kompensohen.