3.2 C
New York
Wednesday, December 4, 2024

Buy now

spot_img

Gjuriq tregon mesazhin telefonik të Vuçiqit për serbët në Kosovë

Marko Gjuriq ka deklaruar se Serbia është pranë popullit të saj në Kosovë.

Marko Gjuriq, shef i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka deklaruar se Serbia është pranë popullit të saj në Kosovë dhe ka njoftuar se presidenti Aleksandar Vuçiq u është drejtuar të pranishmëve nëpërmjet telefonit gjatë takimit të Gjuriqit me përfaqësuesit e Listës Serbe në Zveçan.

Gjuriq ka treguar porosinë e Vuçiqit për serbët në Kosovë.

“Gjatë bisedës së tij në telefon, serbët kanë pasur mundësinë ta dëgjojnë mesazhet e solidaritetit. Kanë pasur mundësi të dëgjojnë dhe ta ndjejnë se Serbia nuk ka qëllim të lejojë të ndodh ajo që është synim i dikujt dhe që mundohen të shkelin interesat e serbëve në Kosovë”, deklaroi Gjuriq për “RTS”, transmeton prishtinapress.eu

“Nga presidenti kanë mundur ta dëgjojnë se Serbia nuk do ta lejojë këtë dhe Serbia është pranë popullit të saj”, shtoi ai.

Gjuriq po ashtu ka bërë të ditur se serbët në Kosovë kanë shfaqur gatishmëri të luftojnë për interesat e tyre. Në temë tjetër, Gjuriq përsëriti thirrjen për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe duke e përmendur si kusht për vazhdimin e dialogut me Kosovën. “Taksa është e domosdoshme të hiqet në mënyrë që të ketë dialog”, theksoi ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles