Site icon Prishtinapress

Gjuriq i reagon Thaçit: Serbia ka prova të investimeve në Trepçë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi publikoi një fotografi në llogarinë personale të Facebookut teksa shihet miniera e Trepçës dhe disa minatorë.

Kështu Thaçi vazhdoi të promovojë bukuritë natyrore dhe pasuritë e Kosovës, e cila gjë ka bërë që të reagoi edhe shteti serb.

Në fakt, “Trepça është thesari i Kosovës,” shkroi presidenti në përshkrimin e imazhit, duke i quajtur minatorët një simbol të ndershmërisë, transmeton Telegrafi.

“Ditën e nisin duke shpresuar në fatin e mirë, deri sa punojnë në thellësitë e minierës së Trepçës. Minatorët, simbol i ndershmërisë dhe punës së pandalshme për ta ndërtuar Kosovën”, pohoi Thaçi.

Kjo ka shtyrë të reagoi edhe i ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, duke thënë se Serbia ka prova materiale për çdo dinar të investuar në Trepçë.

“Trepça është thesar i Serbisë. Trepça është fryt i punës së madhe dhe djersës së minatorëve. Ata që po thonë sot se është e tyre e kanë shkatërruar aq shumë sa që kanë mbetur vetëm gjurmët e madhështisë së dikurshme. Serbia do të dijë t’ia rikthejë lavdinë Trepçës,” shkroi Gjuriq.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia do të takohen në Uashington më 4 shtator gjersa profesori amerikan i Universitetit, John Hopkins, Daniel Serwer ka deklaruar se mund të ketë një marrëveshje mes dy vendeve për Trepçën.

Exit mobile version