Gjunjëzoi botën me koronavirusin, por Kina befason me rritjen ekonomike

0
65

Në kohën kur ekonomia e pjesës tjetër të botës mori një goditje të fortë prej koronavirusit të nisur prej saj, Kina vetë ka shënuar 3,2% rritje ekonomike gjatë tremujorit të dytë.

Tre muajt e parë të vitit, edhe ekonomia e dytë më e madhe e globit pati rënie prej pandemisë dhe masave izoluese rë marra në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes. Por të dhënat e publikuara së fundi tregojnë se PBB-ja e Kinës i është kthyer rritjes në periudhën prill-qershor.

Kjo shifër është më e lartë nga sa parashikonin ekspertët dhe dëshmon qartë se vendi po I drejtohet një rimëkëmbjeje të shpejtë. Nga ana tjetër, ajo do të thotë se Kina e shmangu hyrjen ne recesion teknik, që ndodh kur ka dy periudha të njëpasnjëshme rritjeje ekonomike negative.