Site icon Prishtinapress

Gjuhë e vakët e BE-së rreth zgjerimit me vendet nga Ballkani

Shkruan: Muhamet Hamiti

Një lexim i shpejtë i deklaratave nga samitet e BE-së me vendet e Ballkanit më 21 qershor 2003 në Selanik dhe më 17 maj 2018 në Sofje nxjerr në pah një gjuhë më të vakët të BE-së rreth perspektivës së anëtarësimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në të dyja deklaratat figuron “mbështetja e qartë (pa ekuivoke) për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”. Në të parën flitet për vendet/shtetet (countries) ndërsa në të dytën për ‘partnerët’ nga Ballkani. Mungon nga deklarata e sivjeme fjalia përcjellëse nga deklarata e 2003-shit: “E ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Evropian” (The future of the Balkans is within the European Union.)

Entuziazmi i ftohur i BE-së për zgjerim me vendet e Ballkanit u duk më qartë në fjalët e Presidentit francez Macron para gazetarëve në Sofje. “Këto 15 vjetët e fundit kanë dëshmuar rrugën që e dobëson Evropën duke menduar për zgjerimin e saj”, ka thënë ai sot.

Gazeta “The Financial Times” shkruan sot (17 maj 2018) se Franca është skeptike ndaj rekomandimit të Komisionit Evropian për hapje të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Exit mobile version