Site icon Prishtinapress

Gjobitet Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është gjobitur nga Gjykata në Prishtinë ngase nuk erdhi si dëshmitar në gjykimin e deputetëve të VV-së.

Gjykata Themelore në Prishtinë e gjobiti sot kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli me 200 euro, për shkak se Veseli nuk erdhi si dëshmitar në seancën ku katër deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje” akuzohen për gazin lotsjellës në Kuvend.

Gjobë e njëjtë iu shqiptua edhe nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti, por edhe deputetëve Naser Osmani e Armend Zemaj, si dhe Leonora Limajt.

As Haliti, Osmani, Zemaj e Limaj nuk u paraqitën në gjykatë, ku si Veseli ishin ftuar si dëshmitarë, shkruan kallxo.xom

Dënimin e Kadri Veselit me gjobë, e akuzuara tjetër e këtij procesi Donika Kadaj-Bujupi e quajti tallje.

Seanca është shtyrë në afat të pacaktuar.

Exit mobile version