8.2 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Gjilani kundërshton shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Në një takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës, për të vlerësuar gjendjen pas rritjes së numrit të të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka theksuar se ka marrë përkrahje për masat e reja të Qeverisë së Kosovës, përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme, në luftë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe ruajtjen e jetës së qytetarëve.

Mirëpo, jo të gjithë kryetarët e komunave janë pajtuar që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në vend. Kundër këtij propozimi ka dalë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri. Me një ide të tillë nuk është pajtuar as nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili a thënë kam bërë kërkesën imediate që të mos shpallet gjendje e jashtëzakonshme, për shkak të implikimeve të mëdha socio-ekonomike në vjeshtën e vonshme, si në biznese, poashtu, edhe tek qytetarët, sepse ne si vend edhe ashtu jem në një gjendje të rënduar ekonomike.

Ismaili, i cili ka marrë pjesë në këtë takim në vend të kryetarit Lutfi Haziri, ka thënë se “përgjatë takimit të sotëm virtual me kryeministrin e Republikës, Dr. Avdullah Hoti, bashkëbiseduam lidhur me situatën e krijuar në vend. Kam bërë kërkesën imediate që të mos shpallet gjendje e jashtëzakonshme, përshkak të implikimeve të mëdha socio-ekonomike në vjeshtën e vonshme, si në biznese, poashtu, edhe tek qytetarët, sepse ne si vend edhe ashtu jem në një gjendje të rënduar ekonomike”.

“Z. Hoti, e kam lutur dhe i kam përcjellur kërkesën e bizneseve tona, që të mos iu kufizohet orari i operimit, përshkak të rrezikut të mbylljes së tyre, por të monitorohen vazhdimisht lidhur me respektimin e kushteve të vëna nga IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë. E mira e gjithë kësaj, është se z. Hoti e ka marrë në konsideratë shqetësimin tonë dhe garantoi që do të gjejë modalitete për ta tejkaluar edhe këtë brengë”, ka shkruar Ismajli.

“Poashtu, kemi kërkuar që të rriten kapacitetet në shëndetësi, duke angazhuar staf shtesë dhe shtretër nëpër spitale regjionale. Një ndër masat tjera urgjente të cilën e kemi kërkuar, është edhe rritja e numrit të inspektorëve sanitarë. Gjithashtu, edhe Policia e shtetit duhet të stacionohet në top komunat ku paraqiten më së shumti raste”, ka thënë ai.

Nën organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Këshilli i Kryetarëve të Komunave sot kanë zhvilluar takimin virtual të radhës përmes komunikimeve elektronike me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, ku kanë diskutuar për mundësinë e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Bëhet e ditur se kundër këtij propozimi në mbledhje ka dalë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, që thotë se e kundërshton dhe e urren këtë propozim.

“Unë s’jam për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme edhe urrej shumë mendimin dhe propozimin për këtë sepse s’mund të ketë gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e Kosovës. Kjo na sjell edhe probleme politike dhe është kërkesë e kamotshme e Hashim Thaçit, ka thënë ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles