Gjersa disa qytetarë të Kosovës janë duke kritikuar ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë, kryetari i Podujevës bëri një veprim për të mirë të tyre.
Shpejtim Bulliqi, i cili ka pak kohë që ka fituar mandatin e kryetarit të Podujevës, sot ka bërë një gjest i cili është përgëzuar nga stafi i tij.
Bulliqi ka lëshuar parkingun e Komunës së Podujevës për mërgimtarët.
Kujtojmë se shumë mërgimtarë anembanë botës kanë ardhur në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit.
