Site icon Prishtinapress

Gjermania shumë afër njohjes së patent shoferëve të Kosovës

Gjermania shumë shpejt pritet që të njoh patent shoferët e lëshuara nga shteti i Kosovës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se nënshkrimi i sotëm i memorandumit mes MPB-së dhe MI-së në Kosovë është bërë me shtytjen dhe sygjerimin e autoriteteve gjermane dhe është hapi final që shteti i fuqishëm evropian të njoh patentët e Kosovës. Ambasada e Kosovës në Gjermani është duke punuar intenzivisht në këtë drejtim dhe hapa konkret pritet të ketë javëve në vijim. Memorandumi i nënshkruar sot mes MPB-së dhe MI-së ka për qëllim për pjesëmarrjen e stafit të autorizuar nga MPB-ja në cilësinë e vëzhgimit në provimet për shofer si dhe përshkrimi i kushteve dhe mënyra e pjesëmarrjes së zyrtarëve të MPB-së.

Në zbatim të nenit 124, të Ligjit Nr.05/L-064 për Patentë shoferi, pjesëmarrës në mbikëqyrjen e mbajtjes së provimeve do të jenë edhe zyrtarë të autorizuar të MPB –së. Gjithashtu, MI siguron se në testimet për shofer do të përfshihen zyrtarët e autorizuar nga MPB-ja. Më tej, në këtë memorandum thuhet se zyrtarët e autorizuar nga MPB-ja dhe MI-ja do të angazhohen me vendim të ministrit të MI -së.

Me nënshkrimin e Memorandumit, MI dhe MPB pajtohen që të dhënat nga pjesëmarrja në testime të jenë konfidenciale, dhe si të tilla, do të përdoren vetëm për qëllime të këtij Memorandumi, dhe të njëjtat, nuk do të shpërndahen tek palët tjera të paautorizuara. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se momorandumi ka qenë akti më bindës për autoritetet gjermane dhe si rezultat i kësaj pritet të ketë lëvizje pozitive së shpejti për njohjen e patent shoferëve nga Gjermania.

Exit mobile version