24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Gjermania kërkon zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën

Gjermania dëshiron një zgjidhje të qëndrueshme për problemin e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur, tha ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb.

“Ne jemi të shqetësuar dhe skeptik në lidhje me idenë e shkëmbimeve territoriale, sepse kjo zgjidhje mund të krijojë probleme edhe më të mëdha në afat të mesëm dhe të gjatë “, tha ai në konferencën “Sfidat e Sigurisë të Ballkanit Perëndimor dhe Serbisë”, organizuar nga Qendra për Politikë të Jashtme.

Diplomati gjerman tha se detyra kryesore e Ambasadës Gjermane në Serbi është të mbështesë dy procese të ndara – rrugën evropiane të Serbisë dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Detyra kryesore e ambasadës sonë është të ndihmojë Serbinë në rrugën e saj drejt BE dhe të bëhet anëtare e BE. Në të njëjtën kohë, ne duam të mbështesim normalizimin e marrëdhënieve dhe bisedimeve Beograd-Prishtinë nën kujdesin e BE “, tha ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles