10.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjermania dhe Franca bëjnë thirrje që votëbesimi ndaj Qeverisë Kurti të rishqyrtohet ose të shtyhet

Franca dhe Gjermania janë të brengosura për situatën politike në Kosovë, në kohën kur uniteti politik është i nevojshëm për t’u përballur me krizën e COVID-19.

Në një deklaratë të përbashkët të ministrive të jashtme të këtyre dy vendeve, thuhet se “Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme dhe plotësisht funksionale për t’u përballur me këtë krizë. Prandaj, u bëjmë thirrje që vota e votëbesimit ndaj Qeverisë të rishqyrtohet ose të shtyhet”.

“Ua rikujtojmë mbështetjen tonë për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, d.m.th në luftimin e korrupsionit dhe nxitjen e zhvillimit socio-ekonomik. Jemi të gatshëm të rrisim mbështetjen tonë për Kosovën në këto fusha”, thuhet në dklaratë, përcjell Telegrafi.

Sa i përket marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, diplomacitë e këtyre dy vendeve thonë se, “presim që të dyja palët të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të hequr pengesat për rifillimin e dialogut”.

“Mirëpresim qëllimin e kryeministrit Kurti për të rifilluar dialogun me Serbinë duke përfshirë të gjithë akterët, në mënyrë që Kosova të flasë me një zë. Vendimi i marrë nga Qeveria e Kosovës më 20 mars për heqjen e tarifës 100 për qind për lëndën e parë është hapi i parë i rëndësishëm në drejtim të duhur. Presim që tarifat  të pezullohen plotësisht nga 1 prilli si dhe presim që Serbia ta kryej pjesën e saj të përpjekjeve”.

“Sapo të plotësohen kushtet për rifillimin e dialogut dhe të tejkalohet kriza e COVID-19, presidenti Macron dhe kancelarja Merkel planifikojnë të organizojnë një Samit në Paris, ku do të marrin pjesë liderët e të dyjave palëve si dhe Përfaqësuesi i Lartë Borrell”.

“Mosmarrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës është çështje e sigurisë evropiane, prandaj Bashkimi Evropian do të vazhdojë përpjekjet e lehtësimit menjëherë pasi që të dyja palët të dakordohen për rifillimin e bisedimeve. Koordinimi me partnerët tanë, në veçanti nga Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë.

Qëllimi i dialogut duhet të mbetet normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare ligjërisht të detyrueshme. Arritja e këtij objektivi është kusht për të dyja palët në mënyrë që të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e diplomacisë gjermane e franceze.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles