8.3 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Gjenetika lidhet jo vetëm me shijet tona për pije e ushqime, por edhe me zhvillimin e sëmundjeve

Një studim i botuar në “Nature Human Behavior”, i kryer nga Universiteti Osaka dhe Riken Center, studioi lidhjen që ekziston mes gjeneve dhe ushqimit/shijes

Çfarë u zbulua?

Shijet tona në ushqim dhe pije lidhen me gjenet tona, gjë që ndikon gjithashtu në zhvillimin e disa sëmundjeve që lidhen me zakonet e të ngrënit.

“Është e vërtetë që ne jemi ajo çfarë hamë, por tani mund të themi gjithashtu se ne hamë ato çfarë jemi”, thotë Yukinori Okada, një prej autorëve të studimit, shkruan CNN.

Më shumë detaje për studimin:

Kërkimi analizoi zakonet e të ngrënit të mbi 160.000 japonezëve, duke studiuar gjenet e pjesëmarrësve e duke filluar nga shijet e tyre në tryezë. U konsideruan në mënyrë specifike 13 zakone të ngrënies, përfshirë konsumin e alkoolit, kafesë, çajit jeshil, qumështit, kosit, djathit, peshkut, perimeve, mishit dhe natto-s, një ushqim tipik japonez i prodhuar nga soja e fermentuar.

Rezultati tregoi për 10 lidhje të reja midis dietës dhe gjenomit, katër prej të cilave kishin të bënin me konsumin e kafesë dhe tre me konsumin e alkoolit.

Në veçanti, studiuesit zbuluan se një variacion i veçantë i gjenit (polimorfizmi i vetëm nukleotid, SNP) i lidhur me konsumimin e kafesë ose alkoolit, ishte i lidhur pothuajse me të gjitha zakonet e ngrënies.

Për të përcaktuar nëse ndonjë nga SNP-të e shoqëruara me dietë ishte gjithashtu i lidhur me ndonjë sëmundje gjenetike, studiuesit kryen studime të lidhjes gjenomike, për të kuptuar nëse këto janë të lidhura me disa tipare specifike, në këtë rast, një sëmundje.

Rezultatet treguan se gjashtë nga SNP-të kishin lidhje me fenotipin, domethënë karakteristikën e të paktën një sëmundjeje, përfshirë disa forma të kancerit dhe diabetit të tipit 2. Thënë thjesht, gjenet do të ndikonin jo vetëm shijet tona për sa i përket ushqimit, por edhe në predispozitat për të zhvilluar disa lloje të sëmundjeve gjenetike.

Studimi dhe rezultatet e tij mund të ndihmojnë në ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme: Duke njohur preferencat tona gjenetike për ushqime të caktuara, veçanërisht alkoolin, do të jetë e mundur të identifikohen ata që tentojnë të abuzojnë me to, duke parandaluar dëmtimet.

admin
adminhttps://prishtinapress.zoomsolution.business
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles