Site icon Prishtinapress

Gjenerali kroat ofron përvojën e ushtrisë së tyre për ushtrinë e Kosovës

Sot në Kosovë po qëndron për vizitë shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Kroacisë, gjeneral Mirko Shundov.

Ai me këtë rast në Ministrinë e Mbrojtjes u prit me ceremoni shtetërore nga komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, e më pas u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Rrustem Berisha.

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, tha se teksa e ka falënderuar shtetin kroat për bashkëpunim tha se ata janë vend strategjik me të cilin synojnë që t’i vazhdojnë edhe më tej bashkëpunimet.

“Kroacia është vend strategjik që kemi bashkëpunim dhe besim. Synimi jonë është të jemi pjesë në gjitha iniciativat regjionale dhe të jemi pjesë e strukturave euroatlantike t’i i marrim përvojat nga shteti kroat dhe ushtria kroate sepse janë pjesë e NATO-s. Kjo rrugë për ne është e padiskutueshme që bashkë me partnerë të jemi pjesë të kësaj” , tha Rama.

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjenerali Mirko Shundov, ka ofruar bashkëpunimin dhe përvojën e tyre për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Gjenerali kroat ka ftuar që ushtarët e FSK-së të përdorin produkte kroate për misionet e tyre.

“Ne jemi dy popuj që njohim njëri – tjetrin. Thërras FSK-në të përdorin prodhimet për çështje të sigurisë të Kroacisë, janë produkte të sigurta sepse ushtria kroate përdor këto prodhime për misione si janë pistoletë, pushkët, pjesët e uniformave, helmeta, etj”, tha Shundov.

Exit mobile version