Në Klinikën e Pediatrisë janë shtuar rastet e fëmijëve që kanë nevojë për hospitalizim.
Nuk ka shumë kohë që kanë lindur.
Mirëpo këta fëmijë kanë nevojë për t’u shtrirë në spital për shkak të problemeve shëndetësore.
E kohët të fundit, në Klinikën e Pediatrisë disa prej fëmijëve janë detyruar që të shtrihen në të njëjtin shtrat me të mitur të tjerë.
Kjo për shkak të kapaciteteve të kufizuara, pasi që janë mbi 140 fëmijë që janë duke u hospitalizuar në këtë klinikë.
Qosaj ka treguar cilat janë simptomat e shumicës së fëmijëve që janë duke u trajtuar.
E stafi që punon në kuadër të Klinikës së Pediatrisë, po angazhohet edhe në klinika të tjera.
Kjo po e bën punën edhe më të vështirë, edhe në klinika të tjeratë QKUK-së ku nuk trajtohen pacientët me virusin korona.
Sipas Ferat Sallahut, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë, ndihma që kanë ofruar për klinikat ku trajtohen rastet me covid, i ka penalizuar ata.
Sallahu thotë se kanë ngarkesë të përgjithshme të të sëmurëve për shkak të reduktimeve të programit operativ.
Kësisoj është rritur lista e pritjes.
Veç kësaj, Sallahu ka thënë se shtimi i listës së pritjes ka ndodhur edhe për shkak të frikës së pacientëve të qëndrojnë në spital, për shkak të virusit.