Një person pa shenja jete është gjetur sot në rrugën “Shkupi”, në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Policia ka dalë në vend ngjarje me ç’rast ka hasur në viktimën mashkull 82-vjeçar, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha ajo.
Ahmeti bëri të ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi është dërguar për obduksion.
“Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti që është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka konfirmuar Ahmeti.