Familja Vllasaliu nga Hajvalia e Prishtinës ka gjetur vajzën 15 vjeçare, e cila u zhduk që 15 ditë.
Një person nga Ferizaj ka kontaktuar babanë e saj, i cili edhe ka shkuar ta marrë atë.
Vajza tanimë është me familjen e saj në Hajvali të Prishtinës, ndërsa Policia do ta marrë në pyetje atë.
Rasti ishte lajmëruar në polici një ditë pas largimit të saj nga shtëpia.
