Site icon Prishtinapress

Gjashtë raste të reja me COVID-19 në Suharekë, dy prej tyre policë

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka njoftuar se nga gjashtë rastet e reja sot në Suharekë, dy prej tyre janë policë.

“Sot janë kryer 16 mostra nga Suhareka, 4 prej tyre janë raste kontakt, 2 janë të reja – njëri është në fshatin Bukosh dhe tjetri është në fshatin Krushicë e Poshtme. Pra, në Suharekë janë 22 raste gjithsej, ku fatkeqësisht njëri ka ndërruar jetë dhe tjetrit është shëruar”.

“Dy rastet e reja janë punonjës të Policisë së Kosovës dhe tash duhet ta bëjmë dezifektimin e objektit të Policisë, dhe duhet shkuar në Bukosh dhe Krushicë të bëhet dezifektimit i shtëpive të tyre dhe objekteve përreth”, tha Muharremaj në Klanks.

“Pak më herët bisedova me Prizren për të parë se kah ka ardhur kontakti dhe të veprohet sa më shpejt që të këputet zinxhiri”.

“Duhet të bëhet vetizolimi i tyre sepse kanë punuar gjatë ditës së sotme. Familjet e tyre, ata me të cilët kanë punuar. Kam folur – kolegialisht – me komandantin dhe ai duhet të pyesë shtabin dhe të shohim nesër se çka duhet të bëhet”.

“Një rast që e kemi në Prishtinë në Infektivë, vëllai i tij është polic dhe duket që ky ka qenë bashkë ne ekip me këta dy, por për fat të mirë ai ka dalë negativ te ky që kemi dyshuar, por kanë dalë dy raste të reja”

“Përndryshe, të gjitha rastet në Vraniq jemi në komunikim janë stabilë dhe nuk kanë probleme”.

Në gjithë Kosovën sonte janë raportuar për 26 raste të reja të të infektuarve me coronavirus dhe tetë të shëruar.

 

Exit mobile version