Site icon Prishtinapress

Gërmia më e qetë se asnjëherë më parë për 1 maj

Në parkun e Gërmisë, gjatë ditës së sotme kanë qëndruar një patrullë policore për tu siguruar që qytetarët të mos dalin aty si viteve të kaluara, për festën e 1 majit.

Kështu ka bërë të ditur edhe kryeinspektori në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri përmes një postimi në Facebook.

Tahiri ka publikuar një fotografi ku shihet parku pa njerëz, dhe patrullën policore që po mbikqyr këtë zonë.

“Gërmi e qetë 🌳 e nën mbikëqyrje”, shkruan shkurt Tahiri.


Kjo pamje, nuk është pamja që jemi mësuar ta shohim gjatë festës së 1 majit në Gërmi, përkundrazi, më poshtë mund të shihni disa fotografi të këtij parku të bëra pikërisht në këtë datë të vitit 2017. /Telegrafi/

   

Exit mobile version