3.3 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Gent Cakaj tregon arsyet e largimit nga Lëvizja Vetëvendosje

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka folur për të kaluarën e tij politike.

Gjatë një interviste ekskluzive në televizionin T7, ministri i Shqipërisë nga Kosova ka treguar se çfarë e ka shtyrë të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje, pjesë e së cilës ishte vite më parë.

“Janë tri arsye”, ka treguar Cakaj fillimisht. “Kam pasur interpretim krejt tjetër për marrëveshjen e Rambujesë”, ka thënë ai.

“Kam pasur mendim alternativ për Pakon e Ahtisaarit”, ka shtuar diplomati shqiptar.

“S’e kam interpretuar pavarësinë e Kosovës siç e ka interpretuar Lëvizja Vetëvendosje”, ka deklaruar Cakaj.

Ai ka thënë se si rrjedhojë e dallimeve i ka rënë “entuziazmi i angazhimit”, gjë që e ka detyruar të largohet.

Cakaj e ka cilësuar partinë e Albin Kurtit si “pjesë e rëndësishme të angazhimit tim politik”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles