Site icon Prishtinapress

Gënjeshtrat e politikanëve

Politikanët kosovarë gjatë dekadës së fundit kanë premtuar liberalizim të vizave me BE-në, anëtarësim në UNESCO dhe në INTERPOL, qindra mija vende të reja të punës dhe shndërrim të Kosovës në Zvicër të Ballkanit. Gazeta “Zëri” ka veçuar disa nga premtimet kryesore të politikanëve, të cilat nuk janë realizuar deri më tani.

Heqja e vizave për Kosovën nga Bashkimi Evropian (BE), anëtarësimi i vendit në UNESCO dhe në INTERPOL, krijimi i qindra mija vendeve të reja të punës, shndërrimi i Kosovës në Zvicër të Ballkanit, këto kanë qenë disa nga premtimet e politikanëve kosovarë të dhëna ndër vite, por që ende nuk janë realizuar.

Njëmbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë realiteti në vend është krejt ndryshe: Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që nuk ka liberalizim të vizave me BE-në, ndonëse që nga viti 2010 vazhdojnë të jepen premtime për heqje të tyre, Kosova ka dështuar të anëtarësohet në UNESCO dhe në INTERPOL, ndërsa papunësia vazhdon të rritet në mungesë të hapjes së vendeve të reja të punës, përderisa Zvicra vazhdon të mbetet një ëndërr e shumë kosovarëve vetëm për emigrim.

Gazeta “Zëri” ka veçuar disa nga premtimet e dhëna ndër vite të politikanëve kryesorë kosovarë, të cilat ende nuk janë realizuar, duke mbetur kështu në nivel të gënjeshtrave të 1 prillit.

Exit mobile version