Site icon Prishtinapress

Gënjeshtra është në vetë qenien e serbit!

Shkruan: Prof. Agim ZOGAJ

Politikanët serbë, kësaj radhe, Gjuriqi dhe Vulini, vazhdojnë ta propagandojnë gjuhën  kërcënuese,ofenduese, retorikën politike, në thelb primitive ndaj Kosovës, kundrejt popullit dhe zyrtarëve tanë. Në shikim të parë, do të mund të thoshim se, kjo nuk na befason, sepse vjen  nga zyrtarë nacionalistë, me traditë dhe edukim politik  serbomadh.Megjithatë, invazioni më i ri diplomatik, krejtësisht nacionalist, shovinist dhe shumë i rrezikshëm i Serbisë, vërsulja për ta mohuar të vërtetën për masakrat serbe në Kosovë, për ta anatemuar luftën heroike të popullit tonë me në krye UÇK-në e lavdishme, është përtej shqetësimit dhe arsyes së qytetërimeve të shekullit XXI. Etiketimet, gënjeshtrat, trillimet, kërcënimet e burrështetasve serbë, paralajmërojnë rrezik edhe në rrafshin e sigurisë rajonale. Diplomacia evropiane, ndërsa, për habi, po mjaftohet me ndonjë reagim shumë të zbehtë dhe të pa qartë, madje, ndërkohë edhe duke i bërë favore të reja Serbisë!

Tani, pas deklaratës poshtëruese të kryetarit serb Vucic, akuzat serbe janë edhe më të sofistikuara. Gjuriqi, në deklaratën e tij më të re, na akuzon për, gjoja  qëllime, siç thotë :  “…terroriste dhe kriminale”!? Kurse, Vulini, duke i dalë në mbrojtje nacionalistit Vuçiç, ripërsëriti kualifikimin, gënjeshtrën monstruoze të ish bashkëpunëtorit të Millosheviqit dhe krahun e djathtë të Sheshelit se : ” Reçaku është një gënjeshtër”.

Ndonëse, në rastin e Vuçiçit, Vulinit dhe Gjuriqit e të ngjashmëve serbë me ta, gënjeshtra, trillimi, mashtrimi, tradicionalisht janë politikë e njohur e udhëheqësve serbë, ne po ua sjellim në kujtesë fjalët, deklarimet e frymëzuesit  të tyre ideologjik, antishqiptarit, Dobrica Qosiqi i cili,konstaton dhe pranon se :” Ne gënjejmë me qëllim që ta mashtrojmë veten…gënjejmë nga mëshira, nga paturpësia, që ta fshehim mjerimin tonë…Gënjeshtra është formë e patriotizmit serb…Gënjeshtra është interes shtetëror serb. Gënjeshtra është në vetë qenien e serbit”! Kush na qenka pra, në traditë dhe me histori mjeshtër i fabrikimit  të gënjeshtrave, jo vetëm politike ? Gjuriçëve, Vulinëve dhe të gjithë atyre serbëve që vazhdojnë me shekuj të jenë vërbësisht gënjeshtar, mashtrues, pushtues, vrasës, ju vetëm kundër shqiptarëve, përgjigja u erdhi nga  Dobrica Qosiqi i tyre i cili, me pendën shoviniste, veçmas për ne shqiptarëtparalajmëroi, ndjelli dhe mbolli gjak, urrejtje e varre!

Vulin, ndërsa, siç dinë vëllazëria serbe, sllave, në lidhje me masakrën serbe në Reçak, qenka nxituar t’i dalë në përkrahje kryetarit të tij, Vuçic, duke e ripërsëritur, gënjeshtarin, mashtruesin, arrogantin, “ vozhdin” e ri serb. Sikur Gjuriqit, krijuesit të furtunave dhe mjegullave politike serbe, edhe Ministrit serb të mbrojtjes, Vulin këtij kujdestari të devotshëm për të sajuar kërcënime edhe ushtarake  drejt Kosovës po ia rikujtojmë deklaratën e një bashkëvendësi të tij, një ndër të parët intelektualë serbë që kishte dalë kundër Millosheviqit, arkitektin e njohur, Bogdan Bogdanoviç. Më 26 janar 1999, në intervistën e realizuar ( me autorin e këtij shkrimi, në ato vite, korrespondent nga Kosova i Radio “Deutsche Welle”) për Programin shqip të Radio “Deutsche Welle”, në pyetjen: “Cili është komenti i juaj lidhur me masakrën serbe mbi banorët e fshatit  Reçak në Kosovë”, Bogdanoviç ishte përgjigjur:” Ky është tmerr! Unë, këtë masakër e shohë si një vetëvrasje morale të Serbisë…Unë nuk di se çfarë mendojnë, njerëzit të cilët sot janë në krye të Serbisë për fëmijët e tyre, për të ardhmërinë…Jam i zhgënjyer!”

Çfarë argumente të tjera, duhet t’ua sjellimnë vëmendje, pushtetarëve nacionalistë serbë, pra, nga vetë mendimet e bashkëkombasve të tyre, për ta ndalë, këtë vërsulje, këtë arrogancë, të urrejtjës, të racizmit, e të kërcënimeve të hapura, jo vetëm diplomatike ndaj Kosovës ?

( Autori është ligjërues në Departamentin e Shkencave Politike të  UP )

Exit mobile version