19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Gecaj: Nuk themelohet Asociacioni pa kthimin e Listës Serbe në Kuvend

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka theksuar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të formohet për shkak se, sipas tij, ky është obligimi të cilin e ka marrë Kosova në dialogun e zhvilluar në Bruksel – për normalizimin e marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Por, në emisionin “Info-Box” të RTV Dukagjini, ai ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtuese të Kosovës rreth këtij mekanizmi, do të jenë korniza jashtë së cilave nuk bën të dilet.

“Asociacionin do ta themelojmë kur do të krijohen kushtet dhe rrethanat. Një prej rrethanave, është edhe kthimi i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës”, ka theksuar Gecaj.

Ai ka folur edhe për raportet e Kosovës me administratën e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe presidentin Donald Trump, duke theksuar se politika e SHBA-ve ndaj Kosovës është politikë 30-vjeçare. Gecaj ka thënë se ky raport nis nga presidenti George Bush i vjetri, i cili i pati caktuar vijat e kuqe për Serbinë, për të vazhduar pastaj me administratën e Bill Clintonit që merr vendim për ndërhyrje ushtarake ndaj Serbisë.

“Më pastaj e kemi Bushin e ri që ishte i pari që e dha sinjalin për pavarësinë e Kosovës. Besoj se e njëjta do të vazhdojë. Përveç tjerash, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, e ka rikonfirmuar edhe njëherë përkrahjen e shtetit të tij ndaj Kosovës”, ka shtuar ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles