Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur pas kalimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Hoti ndër të tjerash është pyetur nëse shatnazhohet qeveria e tij nga Lista Serbe, mirëpo ai e ka mohur një gjë të tillë.
“Kemi disa çështje që besojmë se duhet ti adresojmë me Listën Srpska. Fakti që jemi këtë pikë, ne nuk mund të shantazhohemi, mund të bijmë si qeveri, por jo shantazh”, është shprehur ai para mediave.
Kujtojmë, që Hoti ka njoftuar se pas 8 ditësh do të hapet sistemi online për tërheqjen e 10%.
“Pas 8 dite ku Ligji të hyjë në fuqi, do të hapet sistemi online për t’u qasur në marrjen e 10 për qindëshit”, tha Hoti.