18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Gazeta zvicerane NZZ: Thaçi provokon BE-në me planet e tij për “Shqipërinë e Madhe”

Bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit janë bllokuar. Tani, shkruan gazeta zvicerane NZZ, presidenti (Hashim) Thaçi ka nxjerrë nga xhepi kartën e Shqipërisë së Madhe.

Javën e kaluar, Thaçi tha se Beogradi duhet ta harrojë Asociacionin e komunave serbe dhe pak më vonë, i tha shokëve të tij nga Kruma, në veri të Shqipërisë se “së shpejti ne do të jetojmë në një shtet që do të përbëhet nga Kosova dhe Shqipëria”. Më vonë saktësoi se duke pasur parasysh integrimin e dështuar të BE-së, bashkimi i dy vendeve është “reaksion i natyrshëm”, citon gazeta Thaçin, transmeton DW.

Kë kërkon të provokojë Thaçi me këtë, pyet autori i artikullit të NZZ, Andreas Ernst, dhe përgjigjet po vetë, se provokimi nuk është drejtuar ndaj serbëve, por ndaj Brukselit dhe Berlinit.

Thaçi ka hedhur poshtë marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe ka futur në rend të ditës projektin e Shqipërisë së Madhe. Autori shpjegon se Asociacioni i komunave serbe ka qenë thelbi i autonomisë së zgjeruar për serbët e Kosovës, por ai nuk u zbatua, dhe për pesë vjet me radhë Berlini e Brukseli nuk janë kujdesur për zbatimin. Pastaj erdhi një propozim tjetër, nga palët vetë, kosovarët dhe serbët. Të dy presidentët filluan të flasin për këmbime territori.

Si do bëhet kjo, me shkopin magjik të presidentëve apo duke pyetur të prekurit? Këto pyetje nuk u shtruan, vëren autori më tej. Ekspertët e Ballkanit përsëritën fjalitë për mosndryshim kufijsh. Diplomacia gjermane e shpalli këmbimin e territoreve në tabu, shkruan NZZ. Në vend që të përcaktojë rregullat e lojës në kërkim të kompromisit, Berlini parashikon zgjidhjen. Çfarë pamje duhet të ketë ajo, nuk e di kurrkush. Një gjë është e sigurt, se në ofertë nuk janë më as Asociacioni i komunave serbe, as këmbimi i territoreve. Thaçi nxjerr kartën e vjetër, të Shqipërisë së Madhe.

Ky nuk është zhvillim i mirë, shkruan NZZ. Ajo nxitet nga qëndrimi në vend i menaxherëve perëndimorë të krizës. A përbën kjo rrezik? Kjo do të varet nga integrimi evropian në Ballkanin Perëndimor vitet që vijojnë. Nëse kjo ndodh, BE-ja mund të detyrojë Prishtinën dhe Beogradin që të respektojnë kufijtë. Nëse integrimi ndalon, atëherë nuk do të jenë paktet e BE-së që do të bëjnë kufijtë të ndryshueshëm. Me këtë do merret nacionalizmi etnik, shkruan Andreas Ernst në NZZ.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles