Site icon Prishtinapress

Gaz lotsjellës në seancë, Vetëvendosje tregon format e kundërshtimit të demarkacionit

Nesër është thirrur seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të votohet ratifikimi i marrëveshjes për ratifikimin e kufirit me Malin e Zi.

Derisa koalicioni qeverisës dhe LDK-ja e mbështesin këtë marrëveshje, kategorikisht kundër saj janë shprehur deputetët e Vetëvendosjes, Grupi i Deputetëve të Pavarur dhe Lista Serbe, shkruan Indeksonline.

Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të kundërshtoj këtë marrëveshje të cilën e quan të dëmshme për Kosovën.

Deputeti Arbër Rexhaj në një prononcim për Indeksonline ka treguar se si do ta kundërshtojnë ratifikimin e marrëveshjes.

“Ne këtë marrëveshje do ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet demokratike, për çështjen e gazit nuk jam në dijeni sepse ende nuk është diskutuar në forumet tona”, ka thënë Rexhaj.

Ai ka vlerësuar se edhe nëse votohet demarkacioni, qytetarëve të Kosovës nuk do t’iu mundësohet lëvizja e lirë siç ka thënë Natalya Apostollova.

“Ne do të votojmë kundër demarkacionit me Malin e Zi, sepse kjo marrëveshje i jep 8200 ha tokë Malit të Zi. Dhe si e tillë nuk e sjell liberalizimin e vizave sepse institucionet nuk kane bërë asgjë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Siç ka thënë Apostollova nuk ka liberalizim pa kushtin e parë dhe nuk ka liberalizim pa përmbushjen e kushtit të dytë”, ka përfunduar Rexhaj.

Kujtojmë se nesër nga ora 16:00, deputetët e Kuvendit do të mblidhen për të hedhur në votim marrëveshjen në fjalë. Koalicioni qeverisës ka thënë se tanimë i kanë votat e mjaftueshme për të kaluar demarkacionin.

Exit mobile version