3.6 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Gashi tregon fajtorin se pse Haradinajt i është vazhduar masa e paraburgimit

Tomë Gashi, avokat i njohur në Kosovë, e ka quajtur të papranueshme vendimin e Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës për vazhdimin e masës së paraburgimit për Ramush Haradinajn.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka theksuar se arrestimi i kreut të AAK-së nga autoritetet franceze është krejtësisht jo ligjore. Kësisoj, Gashi thotë se është e çuditshme se si autoritetet vendore dhe ndërkombëtare s’kanë bërë asgjë që t’i heqin urdhër-arreste për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Ato janë krejtësisht të jashtëligjshme dhe të motivuara politikisht por është thjesht çështje kohe kur z.Haradinaj do të lirohet. Jemi të bindur të gjithë se ai s’ka asnjë arsye që ai të mbahet në Francë sipas këtij flet-arresti i cili është dashur që moti të tërhiqet”, ka thënë ai.

Më tej, avokati shpjegon se Haradinaj pastërtinë e luftës së tij, që e ka bërë gjatë okupimit serb në Kosovë, e ka dëshmuar dy herë në raste të  gjykimve në Tribunalin e Hagës kur është liruar i pafajshëm.

“Unë isha avokat në ekipin e tij në rastin e parë dhe gjithçka atje është dëshmuar se z.Haradinaj nuk ka kryer kurrfarë vepre penale që të ndiqet me ligje ndërkombëtare. Flet-arrestet e Serbisë të vitit 2004 janë të vjetërsuar dhe politikisht të motivuara. Është çështje e trysnisë ndërkombëtare se kur do të ndodhë kjo por është thuajse e sigurt se z.Haradinaj shumë shpejt do të kthehet në Kosovë”, është shprehur Gashi.

Megjithatë, juristi kosovar thotë se autoritetet vendore kanë shumë pak mundësi që të bëjnë trysni tek shteti i Francës, por një gjë të tillë, sipas Gashit, do të duhej ta përdornin faktorin ndërkombëtar që kjo të arrihej dhe Ramush Haradinaj të kthehej tek familja e vet dhe në Kosovë.

“Të njëjtën gjë e kanë kërkuar Kroacia për shkak se ka disa flet-arreste për zyrtarë të lartë të politikës atje dhe ish-komandantëve të cilët kanë luftuar kundër serbëve, dhe ata kanë arritur t’i heqin këto flet-arreste. Ne gjithmonë kemi qenë neglizhent dhe kjo pe ka çmimin e vet, qe në këtë rast po ndalohen zyrtarët tanë”, ka thënë ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles