Site icon Prishtinapress

Gashi: LDK nuk mund ta fajësojë LVV-në nëse vendi shkon në zgjedhje të reja

Avokati Tomë Gashi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të mund ta formojë Qeverinë pa Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se koalicioni midis këtyre dy subjekteve politike mund të arrihet me ndihmën e ambasadorëve të shteteve të fuqishme.

“Albin Kurti do t’i përgjigjet ftesës së presidentit – ai mund të mos i përgjigjet Hashim Thaçit, por duhet t’i përgjigjet presidentit. Qeveria mund të formohet me ndihmën e Dragodanit. Deri më tani nuk është formuar asnjë Qeveri pa ndihmën e lagjes ‘Arbëria’ dhe unë besoj se do të na vijë ajo ndihmë. Më herët Alfa dhe Omega kanë qenë ambasadorët e shteteve të fuqishme që e kanë ndërtuar shtetin e Kosovës”, ka thënë Gashi.

Gashi theksoi se,pa LDK-në nuk mund ta formon Qeverinë VV-ja.

“Këta kanë vënë vija të kuqe, por nëse Qeveria nuk formohet dhe shkohet në zgjedhje; populli do ta marrë mesazhin ashtu siç është – që VV-së iu pamundësua ta formojë qeverinë. Nëse nuk je i pari – je i dyti dhe je humbës. I dyti nuk mund ta shantazhojë të parin. Shantazhin është duke e bërë LDK dhe jo VV”, thotë ai.

Avokati Gashi, konsideron se LDK, është duke u viktimizuar.

“LDK është duke e luajtur rolin mirë dhe kështu e ka bërë për 20 vjetët e fundit. Dërgon mesazh se është duke u viktimizuar. Aty ka njerëz të mençur dhe e dinë se nëse shkojnë në zgjedhje të përsëritura nuk do ta fitojnë as gjysmën që e kanë tani”, tha ai.

Exit mobile version