Site icon Prishtinapress

Gashi dhe Shala mohojnë se kanë pasur përplasje fizike me deputetin e LVV-së, Gazmend Gjyshnica

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dhe Kujtim Shala kanë mohuar se kanë sulmuar fizikisht deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca.

Gashi në një konferencë të thirrur për media, ka thënë se mbledhja e komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë është shoqëruar me tensione, por që ai dhe Shala nuk janë përfshirë në debate.

“Ne kemi dalë jashtë mbledhjes së komisionit dhe në diskutime në korridor deputeti Gjyshnica dhe deputetja Pacolli shfaqën një gjuhë agresive dhe ne u larguam, kjo mund të dëshmohet edhe me videon të cilën e ka bërë vet deputeti Gjyshnica, që është mirë me publiku. Po ashtu edhe videot e Kuvendit të Kosovës. LVV po dëmton qëllimshëm reputacionin e Kuvendit dhe reputacionin e deputetëve të LDK-së”, tha ai.

Ndërkaq, deputeti Shala bëri të ditur se tashmë janë intervistuar nga Policia e Kosovës lidhur me rastin.

“As fizikisht as verbalisht nuk ka pasur sulm. Jemi intervistuar, është rast i inciuar kemi deponuar deklaratat tona lidhur me rastin dhe kemi mbyllur këtë çështje”, u shpreh ai para mediave.

Ndryshe, deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca, në një konferencë për media ka thënë se deputetët e LDK-së, Kujtim Shala e Arben Gashi e kanë sulmuar fizikisht atë.

“Fillimisht kanë nisur sulmet verbale si nga kryetarja e komisionit edhe pastaj nga deputetët e LDK-së. Me të përfunduar mbledhja e komisionit, mbeta pak më vonë për të dalë nga salla ku u mbajte mbledhja, në momentin kur kam dalë në korridor jam sulmuar nga deputet Kujtim Shala e Arben Gashi”, kishte pohuar ai.

Exit mobile version