18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Gashi akuza Vjosa Osmanit për Seancën e Buxhetit: S’është demokratike të bllokohet shteti për përfitime elektorale

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e ka cilësuar si qasje bllokuese, veprimin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, për mos procedimin e kërkesës së LDK-së për seancën e jashtëzakonshme, që pritet të mbahet të hënën.

Në një përgjigje për Indeksonline, Gashi është shprehur se ky veprim i Osmanit është për përfitime elektorale.

“Kjo qasje reflekton një qasje refuzuese dhe bllokuese ndaj procesit me qenësor te stabilitetit të përgjithshëm ekonomik, social dhe politik, në një periudhe krize të paprecedent globale dhe lokale, si miratimi i Buxhetit të Shtetit.”

“Futja e Kosovës në krizë për përfitim elektoral është logjikë jo institucionale dhe jodemokratike.”

“Kryetarja e Kuvendit, znj. Osmani, duhet ta ketë parasysh që kërkesa e nënshkruar nga 46 deputet nuk ka nevojë të shqyrtohet, por vetëm të procedohet dhe të njoftohen deputetët.”

“Seancat e jashtëzakonshme mund të kërkohen në gjendje krize, në gjendje lufte, dhe në gjendje te tjera te veçanta. Prandaj nuk ka orar, e as afat, qe mundet me e kufizu.”

“Tashmë Kuvendi nuk ka pozitë dhe opozitë – të gjithë kemi përgjegjësi të barabarta. Ne kemi bërë kërkesë që Kosova të mos mbetet pa Buxhet. Nëse të tjerët nuk janë dakord, atëherë ata bartin përgjegjësinë e bllokimit të proceseve qenësore me pasoja të drejtpërdrejta në mirëqenien e përgjithshme në vend”, u shprehë Gashi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles