Garë e ngushtë mes PDK-së dhe Vetëvendosjes në Mitrovicë

0
32

Në qytetin e Mitrovicës, përkatësisht në pjesën jugore, ka mbetur vetëm edhe një kuti e votave pa u numëruar në pjesën jugore të Mitrovicës apo 99.04 për qind e fletëvotimeve janë numëruar, shkruan lajmi.net.

Në bazë të këtyre rezultateve është duke prirë Partia Demokratike e Kosovës.

PDK në Mitrovicën jugore ka arritur që t’i mbledh 10 mijë e 676 vota apo 34.40, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje radhitet e dyta dhe ka marrë 10 mijë e 442 vota apo 33.65 për qind.

Edhe pse është vendlindja e Vjosa Osmanit, LDK-ja në këtë qytet radhitet e treta me vetëm 7 mijë e 187 vota apo 23.16

Sipas këtyre të dhënave, gara e ngushtë është duke u zhvilluar në mes të PDK-së dhe Vetëvendosjes.

Është PDK-ja ajo që ka 234 vota më shumë sesa Vetëvendosje.