8.4 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

spot_img

Gafa e Kadri Veselit, ia ngatërron emrin dhe mbiemrin presidentit slloven

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në seancën solemne të mbajtur sot, për nder të vizitës së presidentit slloven, Borut Pahor, ka ngatërruar emrin dhe mbiemrin e tij.

Në fund të fjalimit i pari i Kuvendit falënderoi presidentin, por nuk e tha saktë emrin e mbiemrin tij.

“Me këtë, të nderuar kolegë e përfundojmë edhe këtë seancë nderimi për presidentin e Republikës Sllovene, Boris Power, faleminderit shumë”, ka thënë Veseli.

Emri i saktë i presidentit slloven është Borut Pahor.

Para fillimit të seancës Veseli ka pasur një takim me presidentin slloven, për të cilin nuk ka pasur prononcim për media.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles