13 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Fuqia kalon nga Barcelona në Real Madrid në skuadrën e Spanjës

Pas fitores me rezultat 6-0 kundër Kombëtares së Kroacisë, trajneri i Spanjës, Luis Enrique, e ka pranuar se themeli i skuadrës së tij është Real Madridi, duke e bërë kështu kalimin e fuqisë nga Barcelona në klubin madrilen.

Ishin bërë 16 vite që nga hera e fundit kur Real Madridi i kishin gjashtë lojtarë në skuadrën e Spanjës. Por, ky rekord mori fund në ndeshjen kundër Kroacisë, ku shumica e lojtarëve të Kombëtares spanjolle ishin lojtarë të Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

Më herët, lojtarët e Barcelonës kishin qenë baza e skuadrës së Spanjës, por tani duke se situata ka ndryshuar. Nga gjenerata e artë e Barcelonës në Spanjë, në ndeshjen kundër Kroacisë, vetëm Sergio Busquets ishte startues.

Në finalen e Kupës së Botës, Vincente del Bosque kishte startuar me gjashtë lojtarë të Barcelona: Puyol, Pique, Busquets, Xavi, Iniesta dhe Pedro, si dhe Villa, i cili sapo ishte transferuar nga Valencia. Barcelona e kishte përfaqësimin më të madh edhe në një ndeshje miqësore kundër Uruguait në vitin 2013, kur në një pjesë të ndeshjes, nëntë nga 11 lojtarët në fushë ishin të Barcelonës.

Por, dalëngadalë, ndikimi i Barcelonës në Kombëtaren e Spanjës është duke u zvogëluar, dhe tani ka arritur nivelin më të ulët me emërimin e ish-trajnerit të Barcelonës, Luis Enrique. Pasi është pensionuar Pique dhe Iniesta, si dhe Jordi Alba e ka humbur vendin e tij në formacion, Barcelona ka mbetur vetëm me Busquets si përfaqësues në ekipin e parë të Spanjës.

Ndërsa për Real Madridin, Isco, Carvajali, Asensio dhe Lucas Vazquez kanë arritur t’i bëjnë përshtypje trajnerit të ri, dhe tani ata kanë më shumë ndikim në Kombëtare. Gjatë turneut të Kupës së Botës në Rusi, ata ishin klubi më i përfaqësuar në Spanjë me gjashtë lojtarë.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles