19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

FSK niset në një trajnim të rëndësishëm

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe këshilltari i tij ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar, nënkoloneli Gregor Lindsay, përcollën tre oficerët e rinj të FSK-së, nëntogerët Besfort Kurteshi dhe Eugen Thaçi dhe togerin Ismail Hoxha, për në Mbretërinë e Bashkuar, për një trajnim profesional në akademitë më prestigjioze të Mbretërisë së Bashkuar.

“Dërgimi i oficerëve të FSK-së, për trajnim profesional në Mbretërinë e Bashkuar  shënon fillimin e një viti të suksesshëm  të marrëdhënieve shumë të mira mes ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)”, thuhet në komunikatë.

Theksohet se këta pjesëtarë të FSK-së, paraqesin shembullin e rritjes së FSK-ja duke dëshmuar  se udhëheqësit e saj të rinj janë oficerë profesionistë të gatshëm për sfidat që e presin në të ardhmen.

“Nëntogeri Besfort Kurteshi do të jetë pjesë e Akademisë Ushtarake Mbretërore Sandhurst. Ky është kandidati i 18-të i FSK-së që shkollohet në këtë akademi ushtarake. Në Sandhurst, Kurteshi do të shërbejë së bashku me mbi 100 liderë të ardhshëm, pjesëtarë nga ushtria e Mbretërisë së Bashkuar dhe ushtritë e shteteve tjera. Ndërsa, nëntogeri Eugen Thaçi do të qëndrojë në Edinburg të Skocisë, për një para-trajnim që drejtohet nga Shkolla e Trajnimit të Këmbësorisë. Nëntogeri Thaçi do të studiojë taktikat e Ushtrisë Britanike dhe do të mësojë të përdorë pajisjet britanike në kushtet e dimrit skocez.  Pas këtij trajnimi sfidues, Thaçi do të shkojë edhe në Uells, ku do të jetë oficeri i dytë i FSK-së, për të kryer Kursin Luftarak për komandant të togës. Nëntogeri Thaçi si udhëheqës i ekipit në Ushtrimin ,,Shqiponja Patrolluese 2017”, ka treguar aftësitë për komandimin e këmbësorisë. Megjithatë ai do të sfidohet ende nga trajnimi intensiv dhe kushtet e vështira që mund të gjenden në Uells”, njofton MFSK.

Kurse togeri Ismail Hoxha, pas sukseseve në Akademinë Ushtarake Sandhurst, ku fitoi ,,Shpatën” si studenti më i mirë ndërkombëtar, dëshmoi aftësi profesionale edhe në garën me prestigjioze ,,Cambrian Patrol” ku zuri vendin e parë me njësitin e tij . Të gjitha këto njohuri profesionale të fituara në Mbretërinë e Bashkuar ai, i zbatoi me sukses në praktikë në Batalionin e Parë të Brigadës për Reagim të Shpejtë (BRSH) ku vepron.

Togeri Ismail Hoxha kësaj radhe do të jetë në cilësinë e instruktorit të FSK-së, në Britani të Madhe. Togeri Hoxha, në Mbretërinë e Bashkuar, gjegjësisht në Skoci, do të kryejë detyrën e instruktorit për t’i mësuar kadetët britanikë. Ai gjithashtu do të qëndrojë edhe në Uells, në cilësinë e instruktorit në Kursin Luftarak për Komandant të Togut.

“Shumë rrallë ndodhë të zgjedhën si instruktor nga personeli ndërkombëtar për të udhëzuar dhe trajnuar oficerët britanikë. Kjo është një kredi e madhe për togerin Ismajl Hoxha dhe FSK-në”, theksohet në fund të komunikatës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles