6.7 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

FSK në pritje të vendimit politik

Ministri i FSK-së, Haki Demolli ka deklaruar se janë në pritje të aprovimit të amendamenteve kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur.  Ai në konferencën “FSK dhe Partnerët”, thënë se qëllimi kryesor i konferencës është intensifikimi i bashkëpunimit ministrisë që ai drejton dhe partnerëve të saj.

“FSK po vazhdon të përmbush detyrat dhe misionin konform mandatit që u përcaktojnë dispozitat ligjore dhe kushtetuese. Kur jemi tek rrafshi kushtetues dua t’iu njoftoj se MFSK së bashku me partneret strategjik që një kohë po punon në hartimin e strategjisë të integrimin në FSK të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë. Ne po vazhdojmë të punojmë në analizimin e kapaciteteve të së ardhmes dhe ndonëse jemi në pritje të vendimit politik, pra aprovimit të amendamenteve kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur, ne në vazhdimësi së bashku me ekipin këshillues të NATO-së kemi punuar në mënyrën më transparente të mundshme në planifikimin dhe përgatitjen e tërësishme për fillimin dhe zhvillimin e këtij procesi tejet të rëndësishëm për vendin tonë, njëherësh edhe njëri prej prioriteteve të Qeverisë së Kosovës”, tha ai.

Kurse, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama tha se gjatë kësaj periudhe si forcë kanë shënuar arritje të mëdha, bazuar në standardet e NATO-s.

“I kemi hartuar planet e veprimet kurdo që merret vendimi politik për transformimin e FSK-së, ne jemi të gatshëm. Askush s’do të bëjë diçka pa koordinim me partnerët tanë. Synim dhe qëllim është që të jemi pjesë e NATO-s. Qëllimi kryesor është që të ngrisim profesionalisht forcën tonë dhe të jemi kontribuues të sigurisë”, tha ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles