Site icon Prishtinapress

Fshati Social në Gjilan është në prag të përfundimit, kosto 2.5 milionë dollarë

Fshati Social në Gjilan, i cili po ndërtohet me 12 objekte përcjellëse dhe me standarde të larta, donacion nga shteti i Kuvajtit, është në prag të përfundimit.

Lajmi u bë i ditur pas vizitës së drejtorit për Ballkan të Komitetit për Evropë dhe Amerikë, Mahmud al Nexhdi, ku së bashku me drejtorët komunal, Selami Xhemaili, Naser Korça e Bekim Bajrami, kanë parë nga afër implementimin e këtij projekti, i cili ka kosto prej 2.5 milionë dollarësh.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemaili, ka konfirmuar se deri tani është implmentuar 80 për qind e këtij projekti gjigant, ndërkaq që pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Ai tha se si Komunë e Gjilanit, ashtu siç i janë përgjigjur obligimeve të marrëveshjes për dhënien e pronës, do t’i marrin edhe përgjegjësitë e menaxhimit të Fshatit Social në mënyrën më të mirë.

Drejtori për Ballkan të Komitetit për Europë dhe Amerikë, Mahmud al Nexhdi, e ka falënderuar kryearin Haziri dhe drejtorët komunal për bashkëpunimin dhe mundësinë e ofruar për investime në përfundimin e këtij projekti të jashtëzakonshëm.

Ai ka shfaqur shpresën se pas përfundimit të këtij projekti, menaxhimi atje do të jetë në nivel të lartë, për të gjitha kategoritë që bajnojnë dhe për stafin.

Përndryshe, gurthemeli i Fshatit Social është vënë në shtatorin e vitit 2018, ndërsa do të strehohen fëmijët jetimë, pleqtë e nënat pa përkujdesje.

12 objektet e Fshatit Social janë ndërtuar me krejt infrastrukturën për rehabilitim, shkollim, pushim, rekreacion, dhe për lutje.

Exit mobile version