Frika nga hakerët, 44 për qind e qytetarëve të BE-së kufizojnë përdorimin e internetit

0
21

Një studim i ri tregon se qytetarët e BE-së ndajnë më pak të dhëna në internet për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe përpjekjeve në rritje të të hakuar sa më shumë persona në internet.

Ndërsa jeta e përditshme po digjitalizohet gjithnjë e më shumë, përdoruesit e internetit në Evropë shqetësohen për sulmet e hakerëve, transmeton Telegrafi.

Rreth 44 për qind e qytetarëve të Bashkimit Evropian thanë në vitin 2019 se ata kishin kufizuar aktivitetet e tyre private në internet gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit për shkak të shqetësimeve të sigurisë, sipas një studimi të publikuar të enjten nga agjencia e statistikave Eurostat.

Njerëzit nuk kishin më shumë dëshirë të siguronin informacione personale për shërbimet e rrjetit social ose profesional. Kjo vlen për një çerek të popullsisë midis 16 dhe 74 vjet në Bashkimin Evropian. Sipas sondazhit, gati një e pesta kufizoi përdorimin e WLAN-it publik. /Telegrafi/