Në këto fotografi, presidenti i tanishëm i Kosovës, Hashim Thaçi shihet në një moshë të re në shtëpinë e tij dhe i armatosur .
Në librin autobiografik të tij, të titulluar “Neë State, Modern Stateman”, përveç tjerash, janë publikuar edhe fotografi të rralla të Thaçit në moshën 16-vjeçare ku ai shihet i armatosur.
Në përshkrim thuhet, se shumica e fotografive të famijes së Hashim Thaçit, janë djegur bashkë me shtëpinë e tyre gjatë luftës në Kosovë.
Një ndër fotografitë e cila ka mbetur nga rinia e Thaçit është edhe kjo, ku ai shihet duke mbajtur një armë në dorë në shtëpinë e tij në Burojë, ndërsa mbrapa tij shihet flamuri kombëtar, dhe portretet e figurava si Skenderbeu, Shota dhe Azem Galica, Ismail Qemaili e Isa Boletini.